Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për The Economist, tregoi përplasjet me Presidentin Thaçi si edhe keqkuptimet me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell.
Sipas Kurtit, pati një mospajtim lidhur me marrëveshjen me Serbinë me ambasadorin Grenell i cili rezultoi me një rëndësi të madhe ndryshe nga sa pendehte Kryeministri në ikje.
“Ata më akuzuan si antiamerikan sepse në këtë pikë nuk u pajtova me ambasadorin Grenell. Kështu që, unë u pajtova me ambasadorin Grenell që duhet të kemi një marrëveshje me Serbinë, se një energji e re është e nevojshme, por atëherë kur bëhet fjalë për përmbajtjen e marrëveshjes, ne patëm mospajtime. Nuk e konsideroja që ky mospajtim duhet të kishte një rëndësi kaq të madhe, por doli të ishte i tillë”- tha Kurti.