Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët “zbusin dorën” për ata që thyejnë karantinën


Deputetët socialistë kanë vendosur të propozojnë një paketë me masa të zbutura krahasuar me atë që pritej të propozohej sipas një modeli të para pak ditëve lidhur me personat që shkelin karantinën.

Në seancën e së enjtës së 16 prillit pritet që deputetët socialistë të propozojnë uljen e dënimit nga 10 vjet në 5 vjet burg për përhapjen e sëmundjeve infektive.

Për ata që shkelin rregullat e karantinës parashikohet gjobë deri në 3 vjet burg, ndryshe nga propozimi i parë që përfshinte 5 vjet burg.

I vetmi propozim që nuk ka ndryshuar është burg nga 10 deri në 15 vjet për ata që thyejnë masën e karantinës dhe kjo ka pasojë vdekjen te persona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *