Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërcënon Kinën lidhur me Covid-19, Senati fillon hetimin ndaj Pekinit


Kina do të duhet të përgjigjet për mashtrimin e botës rreth koronavirusit, ka sinjalizuar presidenti Donald Trump. Kërcënimi i tij vjen, ndërsa Senati i SHBA-së fillon një hetim mbi shkaqet e krizës shëndetësore.

Paralajmërimi i tij përkoi me fillimin e një hetimi të Senatit për origjinën dhe përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i Komitetit të Sigurisë, Ron Johnson, tha se hetimi do të shtronte pyetje të vështira në lidhje me arsyen pse Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përgatitur siç duhet për të trajtuar krizën shëndetësore.

Hetimi gjithashtu do të vendosë Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Kinën nën mikroskop.

Akuzat se Kina është të paktën pjesërisht përgjegjëse për pandeminë, erdhën edhe nga Departamenti i Shtetit.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pohoi në një intervistë se Pekini nuk arriti të informojë botën për Covid-19, i cili e kishte origjinën nga Ëuhan, Kinë. Ai tha se qeveria amerikane ishte e përqendruar në kapërcimin e krizës, por më vonë do të ketë “kohë për larje hesapesh”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *