Vendosni fjalën kyçe....

U vdiq i afërmi nga koronavirusi, familjarët në Meksikë rrahin mjekët pse s’i lanë ta shihnin (VIDEO)


Familjarët e një pacienti që ka humbur jetën nga koronavirusi në një spital të Meksikës, janë kapur në video duke sulmuar stafin mjekësor.

Kjo për shkak se mjekët nuk i kishin lejuar të shohin të afërmin e tyre.

Daily Mail shkruan se incidenti ndodhi të mërkurën, pasi personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës pasi ishte shtruar në spital që nga e hëna e kaluar.

Një punonjës i spitalit ka filmuar momentin kur familja i është kundërvënë stafit mjekësor, në veçanti një infermieri, Daniel Zamorano. Ai ka marrë të gërvishtura në fytyrë.

Një nga anëtarët e familjes së tronditur dëgjohet në video duke bërtitur: ”më lër të kaloj. Policia, policia”.

Infermieri ka publikuar në rrjete sociale një foto të fytyrës së tij të gërvishtur dhe shkruan: “Familja, miqtë dhe fqinjët janë gjithmonë të vështirë. Sot katër burra dhe dy gra më rrahën sepse i afërmi i tyre vdiq nga Covid19”.

Zamorano shton: “Nuk e kishin parë që nga e hëna sepse ishte i izoluar dhe për të njëjtën arsye ka një protokoll për t’u ndjekur për pacientin. Ai nuk mund të nxirret nga spitali kështu. Ai duhet të jetë i kremuar. Ai nuk është si të ndjerët e tjerë… Ju nuk do ta shihni më përsëri se ai vdes brenda një spitali. “


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *