Sipas të dhënave të fundit të bëra me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, mes 494 personave të prekur me koronavirus, 52 prej tyre janë mjekë e infermierë.
Lajmi u konfirmua nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli, pas interesimit të gazetarëve.
“Duke i shtuar numrit 49 të raportuar dy ditë më parë personel shëndetësor të prekur nga sëmundja COVID-19, atë prej dy personelit të raportuar dje dhe 1 sot, numri në total shkon 52.
Ndër këta, 36 janë tërësisht të shëruar ndërsa nga 16 të mbetur aktiv vetëm njëri vazhdon të jetë i shtruar në spital në gjendje të mirë shëndetësore.”– tha Rakaçolli.
Rasti më i fundit i një pjesëtari të personelit shëndetësor është në Kukës.
Pas testeve të realizuara në 24 orët e fundit, u zbulua se infermieri i urgjencës i konfirmuar dje në këtë qytet, ka infektuar edhe 4 familjarë dhe një koleg të tij duke e çuar numrin e të prekurve në Kukës në 6 persona. Numri në total i personave me COVID-19 në vend, ka shkuar në 494.
Ajo shtoi se nuk ka moshë të re në terapi intensive. Rakaçolli mes të tjerash shtoi se vaksinimi vazhdon të bëhet normalisht në Shqipëri, ashtu si dhe kujdesi shëndetësor edhe për sëmundje të tjera në popullsisë./Hashtag.al