Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia akuza të forta qeverisë: Tamponët e marrë dje në Shkodër nuk janë analizuar


Ish-deputeti i Partisë Demokratikel, Bardh Spahia, ka bërë një akuzë të rëndë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia thotë se tampontët e marrë ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, nuk janë analizuar në laborator.

“PSE NUK ANALIZOHEN TAMPONET E SHKODRES ?

Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, i përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posaçërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!”– shkruan ish-deputeti.

Sipas të dhënave të bëra publike pak më herët nga Ministria e Shëndetësisë,  nga 252 teste të realizuara në 24 orët e fundit, vetëm 19 kanë rezultuar pozitive. Kjo e ka çuar në 494 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus në vend.

Siç vërehet edhe në hartën e ilustruar më poshtë, rastet e reja janë në Tiranë (11), Krujë (1), Korçë (1), Elbasan (1), dhe Kukës (5). E në Shkodër sot nuk ka patur asnjë rast pozitiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *