Shefja e epidemiologjisë së ISHP-së, Silva Bino, në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e koronavirusit në vend. Bino tha për gazetarin Endri Xhafo se në fund të shkurtit kemi pasur raste sporadike.
Sipas Binos në 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike dhe ka filluar qarkullimi.
“Kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm.
Nuk kishim gjasa që ta matnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet”-tha Bino.