Vendosni fjalën kyçe....

E përplasi fadroma, humb jetën 58-vjeçari në Tiranë


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një fadromë ka përplasur qytetarin në rrugën “Ramazan Gaxherri” në kryeqytet. 58-vjeçari me inicialet Xh.L për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes.

 “Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *