Vendosni fjalën kyçe....

Macron-it i del videoja ku debaton me mjekët: S’mbaj përgjegjësi


Publikohet një video e presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa debaton me mjekët disa ditë përpara se të pranonte se Franca nuk ka qenë e përgatitur për shpërthimin e koronavirusit.

Macron u filmua më 9 prill duke diskutuar me punonjësen e spitalit, gjatë një vizite në spitalin Kremlin-Bicetre në Paris.

Menjëherë pas klipit, i cili u publikua nga një sindikatë e punonjësve të shëndetësisë, presidenti u shfaq në zyrën e tij duke duartrokitur pikërisht për të njëjtin staf mjekësor.

Në pamjet e publikuara, Macron shihet duke u thënë mjekëve: “Ne nuk kemi bërë 15 vjet ulje tarifash spitalore, keni të drejtë”, por nuk mbajti përgjegjësitë mbi vete duke thënë “por unë nuk do të mbaj përgjegjësi për gjithçka që është bërë para marrjes së detyrës”.

Një infermiere iu përgjigj presidentit: “Ne punonjësit e shëndetësisë jemi të varfër dhe nesër mund të jemi në shtretër. Dhe kur problemi të na bjerë, dëshirojmë që të mund të ndihmojmë por me mungesën e burimeve dhe stafit, ne nuk mundemi. “

Macron i tha stafit se ata do të merrnin mësime nga shpërthimi. E sipas raportimeve, diskutimi mes tyre vazhdoi edhe për rreth 10 minuta të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *