Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Së shpejti strategjia e daljes, me rëndësi rritja e numrit të testimeve  


Presidenti Ilir Meta thotë se situata aktuale është përmirësuar krahasuar me tri javë më parë. Sipas kreut të shtetit, është e nevojshme rritja e testimeve.

Presidenti thotë se gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë temë e rëndësishme përmbyllja e vitit shkollor për nxënësit dhe studentët.

Gjatë një interviste për “ABC News”, Meta deklaron se është me rëndësi që ndihma shtetërore të shkojë për të gjithë ata që kanë nevojë. Ai thotë se shumë shpejt do të ketë një strategji daljeje.

“Jemi në rrugën e duhur, pasi vetëm bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi do na ndihmojë për ta përballuar këtë sfidë. Mbledhja e sotme ishte një vazhdimësi e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së para 3 javëve.

Sa i takon çështjes së arsimit, sot ishte një çështje e një rëndësie të veçantë. Shkëmbyem mendime se ky vit shkollor duhet të përmbyllet patjetër, në mënyrë që të gjithë fëmijët dhe studentët të kenë mundësi ta përfundojnë këtë vit.

Sa i takon paketave ekonomike të qeverisë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ato janë të një situate krize dhe jo të një shpërthimi ekonomik. E rëndësishme është efektiviteti i tyre. Këto akte janë pozitive, por akoma më pozitive është që ndihma të shkojë aty ku pritet dhe ku ka më shumë nevojë. Në këtë proces do të bëhen përpjekje më të mëdha që të lehtësohet kostoja e të gjithë kësaj krize për të gjithë aktorët.

Jam i bindur që me këtë proces, do të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në mënyrë që të lehtësohen pasoja e gjithë kësaj krize për të gjithë faktorët, me një qëllim të vetëm garantimin e një solidariteti me qëllim që të marrim veten sa më shpejt.

Është me rëndësi të rritet numri i testimeve”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *