IKSHPK-ja ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Numri total i të prekurve tani është 423. Sot është konfirmuar edhe rasti i parë në komunën e Deçanit.
Të gjithë të prekurit janë raste kontakti. Nëntë janë nga komuna e Ferizajt. katër raste në qytetin e Ferizajt, katër raste në Talinovc dhe një rast në Mirash.
8 raste nga komuna e Kamenicës prej të cilave katër raste në Topanicë, katër raste në Hodonovc.
5 raste nga komuna e Prizrenit prej të cilave katër raste në qytetin e Prizrenit dhe një rast në Skorobishte.
3 raste me vendbanim në Gjakovë.
2 raste me vendbanim në Prishtinë.
2 raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut.
Nga një rast vendbanimet në Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan.
IKSHPK bën thirrje për mbajtje të distancës dhe ruajtje të higjinenës.