Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë


Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Lajmi është bërë publik nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në raportin e përditshëm, ku thuhet se mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë një pacient 69 vjeçar nga komuna e Suharekës.

I ndjeri ishte pranuar në klinikë më 10 prill në gjendje të rëndë, pasi kishte patur edhe probleme kardiake.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar me 10.04.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.”- thuhet në njoftim.

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitive me COVID-19, kurse janë shëruar 3 pacientë. 39 raste janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive.

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe në përkujdesje intensive, si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *