Teksa numri i të prekurve nga Covid-19 në mbarë botën ka shkuar mbi 2 milionë dhe ai i viktimave në mbi 127 mijë, Ballkani është pjesa më pak e prekur e kontinentit europian.
Italia, Spanja, Franca e Britania e Madhe po përballen me numra të lartë viktimash lidhur me koronavirusin e ri.
Në vendet ballkanike, Mali i Zi e Kosova kanë numra relativisht të ulët viktimash ndërsa Rumania, Greqia e Serbia, që janë edhe ndër vendet me popullsinë më të madhe kanë më shumë viktima.
Të dhënat
Shqipëria 494 – 25
Kosova 387 – 8
Maqedonia e Veriut 908 – 44
Rumania 7216 – 362
Bullgaria 735 – 36
Greqia 2170 – 101
Serbia 4465 – 94
Mali i Zi 288 – 4
Kroacia 1704 – 31
Sllovenia 1248 – 61