Vendosni fjalën kyçe....

U emërua si i përkohshëm te Barcelona por Setien s’ka ndërmend të largohet


Kike Setien nuk ka ndërmend ta mbyllë shpejt aventurën e tij te Barcelona. Trajneri katalanas që pasoi të shkarkuarin Ernesto Valverde në janar dhe që fillimisht u konsiderua një trajner “ad interim” derisa drejtuesit të gjenin një emër të denjë për stolin, ngadalë ka fituar pikë dhe tashmë pretendon jo vetëm të qëndrojë deri në fund të saj, por të shfrytëzojë dhe opsinin e një viti pasardhës.

“Kam firmosur një kontratë prej një viti e gjysmë me opsion për një tjetër sezon dhe e vërteta është se dua të arrij të rinovoj kontratën”, theksoi Setien për “TV3”.

Kike Setien erdhi në janar nga Barcelona B dhe ka udhëhequr katalanasit në 12 takime duke humbur tre të tilla, ku një humbje i ka kushtuar eliminimin nga Copa del Rey. Në kampionat Barcelona është e para me dy pikë epërsi ndaj Real Madridit, por janë ende 11 ndeshje për t’u luajtur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *