Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka lajmëruar se 26 persona ia kanë dalë të fitojnë luftën me koronavirusin në 24 orët e fundit ndërsa 12 prej tyre janë në Shkodër.
Sipas ministres prej 5 ditësh numri i të shëruarve ka kaluar numrin e të infektuarve aktiv.
“26 të shëruar në 24 orët e fundit, 12 prej të cilëve janë raste të konfirmuara në qarkun e Shkodrës.
Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh e kaluar numrin e të infektuarve aktiv.
Ende nuk ka përfunduar kjo përballje, ndaj jemi herët për bilance, por nuk duhet harruar se masat e distancimit fizik dhe higjiena janë dy armë që nuk duhen neglizhuar”-shkruan Manastirliu.