Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ndryshimet në Kodin Penal të panevojshme përveç të një rasti


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët komentoi edhe ndryshimet në kodin penal duke konsideruar të panevojshme disa ndryshme përveç të një rasti.

Basha përmendi se vetëm përhapja me vetëdije e virusit që rrezikon shëndetin e qytetarit ishte e nevojshme ndërsa theksoi se qeveria ka shtuar masat administrative për ata që thyejnë karantinën.

Një pjesë e propozimeve nuk kanë qenë të nevojshme, qeveria ka përforcuar me dënime administrative relativisht të rënda shkeljen e karantinës. Në gjykimin tonë ka qenë e mjaftueshme me përjashtim të rastit të një personi mbartës me vetëdije rrezikon shëndetin e një qytetari apo të tjerëve. Hiq këtë nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes.

Ja të marrim një shembull, një qytetar ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen, për raste të tilla masat e shpallura janë të mjaftueshme. Por thelbi qëndron për ndryshimet. Do i nënshtrohen edhe gjykimeve të Presidentit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen“- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *