Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19/ Miratohen Aktet Normative të qeverisë e ndryshimet në Kodin Penal


Kuvendi miratoi sot aktet normative të propozuara nga qeveria si dhe ndrysimet në Kodin Penal të propozuara nga një grup deputetësh socialistë.

Po kështu deputetët hodhën poshtë dekretet e presidentit Meta lidhur me ligjin e pronave dhe atë të njohur si anti-KÇK.

Në seancën e sotme u miratua shtyrja e afateve të komisionit hetimor të ngritur nga deputetët e shumicës ndaj presidentit Meta për në muajin korrik.

Aktet normative të miratuara në seancën e sotme

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 05.03.2020
  2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
  3. Projektvendim “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “”Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë”” të ndryshuar””.
  4. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe  ndryshime  në  ligjin  nr.  15/2016  ”Për  parandalimin  dhe  luftimin  e  infeksioneve  dhe sëmundjeve infektive”.
  5. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
  6. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
  7. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në  Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.  (pdf) (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  8. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.
  9. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””.
  10. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
  11. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19””.
  12. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.
  13. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””.
  14. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë. 15.03.2020  të  Këshillit  të  Ministrave  “Për  marrjen  e  masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.
  15. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 13, datë 02.04.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave  të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”.
  16. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (nismë deputetësh)
  1. Projektligji “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”’. (pdf)
  2. Dekret nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””. (pdf) (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-74 të Rregullores, dekreti e humb fuqinë e tij kur për të votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
  3. Dekret nr. 11.456,  datë  26.03.2020  “Për  kthimin  e  ligjit  nr.  18/2020  “Për  miratimin  e  aktit normativ  me  fuqinë  e  ligjit  nr.  1,  datë  31.01.2020  të  Këshillit  të  Ministrave  “Për  masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””.
  4. Projektligji “Për ratifikimin  e  marrëveshjes  së  financimit  ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë, 2014-2020 alokimet e vitit 2018”’.
  5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”. (pdf) (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për               miratim)
  1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018””.
  2. Projektvendim ”Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”” ngritur me vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit””.
  3. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore” ngritur me vendimin nr. 102/2017 të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *