Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët rikthehen në Kuvend pas 1 muaji, të ‘armatosur’ me maska, doreza e dezinfektantë


Pas 1 muaji mungesë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, deputetët do të rikthehen përsëri në Kuvend.

Megjithatë kjo do të bëhet duke zbatuar masa strikte. Ata do të jenë të pajisur me doreza, maska e dezinfektantë dhe të shpërndarë në çdo cep të parlamentit duke zbatuar distancën prej 1.5 metrash.

Vetëm 35 parlamentarë do të jenë të ulur në vendet që u takon, pasi pjesa tjetër do të jetë e shpërndarë. Ata do të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, disa në lozha dhe në vendin ku rrinë mediat. Asnjë deputet nuk do të dalë në podium. Në sallë do lejohen vetëm tre kameramanë të TVSH-së.

Deputetët kanë vetëm 2 orë kohë në dispozicion, për të votuar 24 nisma ligjore që nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset, dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar më 15 marsi.

Por çështja që pritet të krijojë më shumë debat është pikërisht ajo për ndryshimet në Kodin Penal, pasi drafti parashikon 10- 15 vite burg për ata që shkaktojnë vdekjen me anë të koronavirusit tek të tjerët, 5 vite burg kush përhap sëmundjet infektive dhe kurse kush thyen karantinën gjobë deri në 3 vite burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *