Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi i tërheq vëmendjen Ramës: Ku e ke maskën, po shkel ligjin


Deputeti Kujtim Gjuzi, i ka tërhequr vëmendjen kryeministrit Edi Rama, i cili ka mbërritur me vonesë në Kuvend.

Ai e kritikoi se pse kryeministri nuk mbante maskë, ndërkohë që deputetëveve u ka imponuar mbajtjen e maskave gjatë kësaj seance plenare.

“Mirësevjen shkëlqesia juaj Edi Rama. A ta bëj një kërkesë? Të gjithë i vesh me maska, por vetë nuk e vë maskën. Në këto kushte zoti kryeministër, ju keni bërë një punë të mirë por keni shkelur ligjin sepse zyrtarët tuaj po mbajnë peng ndihmat e qeverisë për familjet shqiptare. Këtu kam qindra mesazhe, tani sapo i çova Taulant Ballës një nënë me 3 fëmijë dhe kryetari i Elbasanit i thotë se ajo e ka vendbanimin në Tiranë. S’mund të jemi dakord në asnjë mënyrë kur shkel ligjin, edhe për maskën. Mos e mbaj qeverinë me maskë se ke 7 vjet me maska.”- deklaroi Gjuzi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *