Vendosni fjalën kyçe....

Hapen prenotimet për fluturimet nga Roma, Rama zbulon sa euro duhet të paguajnë shqiptarët për t’u kthyer në atdhe


Duke nisur nga sot, kryeministri Edi Rama thotë se do të hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit të shqiptarëve, që do të nisin të shtunën nga Roma.

Përmes një postimi në rrjetet sicuale, Rama jep detaje se sa euro duhet të paguajë secili person që kërkon të kthehet në atdhe, me kushtet për karantinimin 14-ditor në hotel.

Rama thotë se bileta nga Roma do të jetë 100 euro, ndërkohë që tarifa ditore për hotelin do të jetë 21 euro, nga të cilat 7 euro do paguhet nga personat e interesuar për t’u kthyer dhe pjesa tjetër do të mbulohet nga qeveria.

“Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj air albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë.

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”– shkruan Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *