Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden mohon akuzat për sulm seksual


Ish-zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, ka mohuar përmes zëdhënësit të tij akuzat se ka sulmuar seksualisht një ish-ndihmëse gati 30 vjet më parë, kur ai ishte senator.

Tara Reade, e cila ka punuar pak kohë si asistente e stafit në zyrën e Biden, thotë që ish-shefi i saj e mbështeti atë pas një muri, duke i futur duart nën këmishë dhe nën fund.

“Kjo absolutisht nuk ndodhi”– tha zëdhënësi i fushatës së Biden këtë javë, citon BBC. “Ai beson me vendosmëri se gratë kanë të drejtë të dëgjohen -dhe të dëgjohen me respekt. Kërkesa të tilla gjithashtu duhet të shqyrtohen me zell nga një shtyp i pavarur. Ajo çfarë është e qartë për këtë pretendim është se kjo është e pavërtetë”.

Zonja Reade, e cila sot është 56-vjeç, foli për akuzat gjatë një interviste në muajin mars.

Ajo thotë se iu kërkua të dorëzonte një çantë palestre te senatori në pranverën e vitit 1993, dhe u gjend e vetme me Biden.

“Nuk kishte asnjë shkëmbim, me të vërtetë, ai thjesht më kishte mbështetur pas murit”– thoshte Reade.

“Mbaj mend që ndodhën të gjitha njëkohësisht … duart e tij ishin mbi mua dhe nën rrobat e mia”. Ai pastaj më penetroi me gishta. E mbaj mend që ndërkohë ai po thoshte: A dëshiron të shkojmë diku tjetër? Dhe pastaj kur unë u tërhoqa ai më tha… Hë moj, unë kam dëgjuar se të pëlqej. Kjo frazë më ka mbetur në mendje.”, do të tregonte ajo.

 

Joe Biden kur ishte senator në vitin 1991

Zonja Reade paraqiti një ankesë penale në 9 Prill në polici, duke thënë se ajo ishte një viktimë e sulmit seksual, por nuk e zbuloi emrin e Biden. Ajo tha në një postim se ajo e paraqiti ankimin “vetëm për arsye sigurie”, pasi statuti i kufizimeve për kërkesën e saj ka skaduar.

Zonja Reade ishte një nga tetë gratë që vitin e kaluar e akuzuan kandidatin demokrat për prekje, përqafime ose puthje të papërshtatshme, megjithatë atë kohë asnjëra prej tyre nuk i përshkroi veprimet e tij si sulm seksual.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *