Vendosni fjalën kyçe....

Kërkon burg për ata që shkelin masat, Rama i pari që jep shembullin e kundërt (FOTOT)


Kryeministri Edi Rama kërkon sot të miratojë ashpërsimin e Kodit Penal, duke parashikuar dënime të forta për personat që shkelin rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Madje edhe 10-15 vjet burg për personat e infektuar, që infektojnë dikë tjetër dhe ky tjetri humb jetën si pasojë e koronavirusit.

Mirëpo sot ka shkelur vetë rregullat e vendosura për zhvillimin e seancës plenare në Kuvend, ku deputetëve u është kërkuar të paraqiteshin me maska, doreza e dezinfektantë.

Madje edhe mbajtja e fjalimeve nga foltorja ishte ndaluar, por kjo s’e pengoi atë të fliste nga aty.

Rregullin e foltores në fakt e shkelën më herët edhe deputetja Rudina Hajdari dhe Lefter Maliqi. Mirëpo këta të fundit të paktën kishin doreza. 

Ndërsa u kërkon të tjerëve të zbatojnë rregullat, kryeministri është vetë i pari që jep shembullin e kundërt./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *