Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e të dhënave për personat e infektuar me koronavirus si dhe numrin e viktimave.
Fatkeqësisht e kanë humbur luftën për jetën 26 qytetarë, pavarësisht përpjekjeve të shumta të stafit mjekësor. Viktima e fundit, është një grua nga Tirana e cila ishte e shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese”- tha ekspertja e ISHP-së Silva Bino.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 24 raste të reja, gjashtë prej të cilëve janë personel mjekësor.
Siç vihet re edhe në hartën e ilustruar më poshtë, hartës së qyteteve të prekura sot i është shtuar edhe Mallakastra. Përveç 1 rasti në Mallakastër, rastet e tjera të reja janë në Tiranë (3), Kukës (3), Fier (3), Kavajë (1), Shkodër (12) dhe Korçë (1).
Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar se nga 24 rastet e reja, gjashtë prej tyre janë personel mjekësor. Përmendim këtu rastin e Kukësit, ku një infermier i urgjencës i konfirmuar dy ditë më parë, i ka kaluar virusin edhe kolegëve të tij.
Ekspertja e ISHP-së Silva Bino, tha se deri më tani, kemi 52% të pacientëve shëruar, ndërsa numri i vdekjeve është 5%.
TË DHËNAT:
Në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me infeksionin Sars Cov2 dhe sëmundjen COVID-19.
Dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor.
Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.
Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.
Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 241 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 83 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Hashtag.al