Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 518.
Shifrat e reja u bënë publike nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Parlament.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja, 3 prej të cilëve janë staf mjekësor në qytetin e Kukësit.
Ajo zbuloi dhe gjendjen e pacientëve në dy spitalet e COVID, 4 prej të cilëve janë të intubuar.
“Në dy spitalet Covid në vend vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht 12 pacientë në terapi intensive dhe 4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren”– tha Manastirliu.