Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja – Basha i kërkon anulimin e koncesioneve, Rama: Gjë që s’bëhet, jam i prerë


Kreu i opozitës, Basha, është përplasur me kryeministrin Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurië të thirrje nga presidenti mbrëmjen e djeshme.

Shkak i përplasjes ka qenë kërkesa e Bashës drejtur kreut të qeverisë për të anuluar koncesionet e PPP-të në vend e për t’i kanalizuar të ardhurat në ekonomi që po përballet me vështirësi për shkak të Covid-19, shkruan Balkanweb.

Kryedemokrati ka kërkuar që qeveria t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë për të ruajtur çdo vend pune, kurse Rama i është përgjigjur duke thënë se qeveria nuk ka më shumë mundësi nga sa ka bërë.

Basha ka ritheksuar se qeveria ka shumë më tepër mundësi duke i kërkuar asaj që të anulojë koncesionet duke nisur nga ai i inceneratorvë që sipas kryedemokratit i kursejnë buxhetit 20 milionë euro vetëm këtë vit.

Përveç tij, Basha ka përmendur edhe koncesionet e PPP-të e tjera që sipas tij i sjellin buxhetit një shtesë prej 120 milionë euro të ardhura, ndërsa Rama i është përgjigjur se kjo gjë nuk do bëhej, duke mos dhënë asnjë argument. “Kjo është diçka që s’bëhet. Jam absolutisht i prerë në këtë vendim.” – ka thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *