Kjo është historia e Stelës, një qeni 7-vjeçar, i cili hyri në zemrat e shumë njerëzve brenda disa ditësh. Kjo sepse kur pronari i saj po vdiste në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit Cisanello në Pisa, Stela arriti të arratisej nga shtëpia dhe të gjente spitalin ku ishte shtruar ai.
Mediat italiane shkruajnë se pas konfirmimit me koronavirus, pronari i qenit ishte shtruar në spital për disa ditë në spitalin Cisanello, poliklinikën kryesore në provincën e Pizës.
Duke e parë që ai s’po kthehej në shtëpi, Stela, një pastor gjerman, vendosi të largohet nga kopshti i shtëpisë për të ndjekur gjurmët e pronarit dhe të arrijë tek ai.
E në mënyrë të jashtëzakonshme, disa njerëz e gjetën qenin të rraskapitur disa hapa larg nga pavionet e spitalit. Por rrugëtimi i gjatë i qenit nuk kishte një fund të lumtur, pasi pronari kishte ndërruar jetë.
Pas kësaj ngjarje, Stela u adoptua nga një i afërm i pronarit të saj dhe tashmë ka një familje të re.