Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Asnjë vend në glob nuk ka bërë atë që kemi bërë ne për të luftuar koronavirusin


Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare në Parlament, dhe njëlloj si deputetja Rudina Hajdari apo Lefter Maliqi, ka folur nga foltorja.

Rama tha se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar lloj lloj dënglash, por sipas tij asnjë vend tjetër në botë nuk ka bërë më shumë se sa Shqipëria për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

“Të dëgjosh lloj lloj dënglash, e kuptoj nga ata të cilët duke e përjetuar tragjedinë përmes ekraneve të televizioneve, përjetojnë stresin mbi ekonominë e tyre familjare. Por të dëgjosh dënglat nga ata që kanë mikrofon e kamera përpara, kanë një zë që shkon përtej zërit të një njeriu të zakonshëm dhe flasin në emër të disave…

Jo projeksionet tona por të bëra nga ekspertë të pavarur flisnin për mundësinë potenciale që nëse s’do ishte marrë asnjë masë neë mund të kishin 18 mijë të vdekur. Ndërsa projeksionet tona, tregojnë se nëse masat nuk do ishin respektuar, flisnin për 2 mijë e 800 të vdekur. Ky është fakt. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë, për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument mbi baza logjike që të hedhin poshtë faktin që sot Shqipëria ia kalë në këtë fazë të parë të luftës me këtë armik të padukshëm.

Natyrisht në kushtet e stresit dhe mungesës së vullnetit për t’u informuar në burime zyrtare, ka hapësirë edhe për teoritë e konspiracionit, edhe për një komplot të madh botëror për arsye nga më të ndryshme që fantazia e shfrenuar në kushtet e karantinës i gjen. Ne jemi këtu me të gjithë botën, dhe për shkak se është dhe bota e përfshirë se të ishte vetëm këtu kushedi se çdo kishim dëgjuar. Edhe vendet më të ditura janë në konfuzion, edhe OBSH është shfaqur më shumë se një herë në kontraditë me vetveten.

Unë di të them këtë, di ta faktoj këtë që po them, që asnjë vend në glob nuk ka bërë asnjë gjë më shumë se kjo që kemi bërë ne.

Dhe jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera të madhësive të ndryshme, që nga SHBA deri te Luksemburgu. Fatmirësisht jemi gjetur në një situatë ku kemi patur mundësi ti referohemi organit më të lartë, komunitetit teknik të ekspertëve që kanë provuar se Shqipëria nuk ka se kujt ti ketë zili. Fare, askujt. Nuk kam mundur të dëgjoj asnjë ekspert botëror të thotë diçka të re apo të paditur për ekspertët tanë. Është shumë e qartë se kjo luftë ka dy fronte. Frontin e përballjes në vijën e zjarrit dhe në frontin për betejën ekonomike sot dhe nesër. Ne po e fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë dhe ne do ta fitojmë dhe betejën në frontin e ekonomisë. Natyrisht me sakrifica, stres e durim, por padiskutim do t’i fitojmë të dyja betejat.”- tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *