Vendosni fjalën kyçe....

Rënia e kurbës, Polonia drejt hapjes së parqeve dhe pyjeve


Polonia do të lehtësojë disa prej masave kufizuese të marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Pasurive të Shtetit, Jacek Sasin tha se të hënën do të rihapen parqet dhe pyjet si dhe do rishikohen rregullat për numrin e klientëve të lejuar në dyqane.

Reuters shkruan se kryeministri i Polonisë pritet të njoftojë sot detaje të planit të qeverisë për lehtësimin e kufizimeve në jetën publike.

“Vendimet përfundimtare do të merren sot. Unë mendoj se së pari, duke filluar nga e hëna, ne mund të presim hapjen e pyjeve, zonave të gjelbërta”– tha Sasin për radio private RMF. Ai shtoi se Polonia gjithashtu do të rishikojë rregullat për numrin e klientëve të lejuar në dyqane në të njëjtën kohë, por nuk tha kur kjo do të hyjë në fuqi. Sasin tha gjithashtu se është shumë herët të flasim për rihapjen e shkollave.

Deri më sot Polonia ka regjistruar 7582 persona të konfirmuar me koronavirus, 286 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *