Vendosni fjalën kyçe....

SHBA nis hetimet për laboratorin në Wuhan


Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare po shqyrtojnë midis mundësive që koronavirusi i ri të ketë lindur në një laborator në Wuhan dhe të ketë dalë prej andej aksidentalisht, sesa të jetë shfaqur në një treg të qytetit.

CNN që ka raportuar lajmin i referohet burimeve që kanë dijeni për dosjen e CIA-s.

“Washington Post” raportoi dje se dy vjet para shpërthimit të pandemisë, diplomatët nga ambasada amerikane në Pekin vizituan disa herë institutin e virologjisë në Wuhan dhe ishin aq të shqetësuar sa dy “mesazhe” u dërguan në Washington.

Ata paralajmëruan mbi kushtet e “papërshtatshme” të sigurisë në laborator, i cili po bënte “një studim të rrezikshëm për lakuriqët”.

Sipas CNN-it, një zyrtar i inteligjencës thotë se një teori që po hetohet nga Inteligjenca amerikane është se virusi u lëshua aksidentalisht në publik.

Inteligjenca amerikane nuk ka qenë në gjendje të vërtetojë teorinë, por po përpiqet të zbulojë nëse dikush ishte infektuar në laborator përmes një aksidenti ose trajtimi të dobët të materialeve dhe mund të ketë infektuar pastaj të tjerët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *