Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja amerikane: Unë e mësova Brad Pitt-in si të puthte, e bëra burrin që është sot


Aktorja Elizabeth McGvern ka deklaruar se ajo i mësoi Brad Pitt-it se si të puthte dhe pretendon se “e bëri atë burrin që është sot”.

Dyshja luajtën së bashku në komedinë romantike të vitit 1994 “The Favor”, ku ata ndanë një puthje pasionante në ekran.

Aktorja 58-vjeçare, u hap për kohën që ka kaluar duke punuar me Pitt, gjatë shfaqjes së Kelly Clarkson. Kjo e fundit e pyeti McGvern nëse është puthur ndonjëherë me Pitt dhe ajo tha: “Dikush duhej ta bënte. Unë e bëra si punë të paguar sepse ne ishim duke aktruar.”

Clarkson bërtiti: “Çfarë pune e paguar bukur!”.

“Po. Ka mënyra më të këqija për të fituar jetesën, kështu që unë nuk u ankova. Por po, ai e kishte eksperiencë të parë me mua, më duket. Unë e bëra atë burrin që është sot. Ai ka mësuar gjithçka nga unë!”, u përgjigj aktorja, citon Mirror.

Pas filmit me Elisabeth McGvern, Brad Pitt nisi të dilte me shumë gra të famshme, mes të cilave Thandie Newton në 1994, Gweneth Paltrow ndërmjet viteve 1995-1997 dhe më pas u takua me gruan e ardhshme, Jennifer Anniston në 1998. Brad dhe Jen u martuan në vitin 2000 dhe u ndanë pesë vjet më vonë. Pastaj të gjithë e dinë historinë me Angelina Jolie.

Ndërsa McGvern është e lumtur me regjisorin dhe producentin britanik Simon Curtis, me të cilin ka dy vajza Matilda dhe Grace.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *