Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Vlorës u mbylli tregun e Orizit, tregtarët në protestë para prefekturës


Pasi bashkia e Vlorës me arsyen se nuk respektoheshin masat e distancimit social mbylli tregun e Orizit, tregtarët që ushtronin aktivitetin e tyre atje kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Ata kanë protestuar para prefekturës për të marrë një përgjigje se kur mund të hapet tregu dhe se çdo të ndodhë me mallin e tyre.

Tregtarët kanë kërkuar edhe pagë lufte nga qeveria pasi kanë ditë që nuk punojnë.

Të na kishin thënë më përpara, këta erdhën pa lajmërim fare. Të thoshin merrni masat se tregu do mbyllet. Kemi blerë gjithë atë mall”, tha një tregtare.

“Me çfarë do ushqehemi, e shumta dy ditë u duhet për të vendosur masat dhe tregu të hapet. Asnjë nuk na kanë thënë, nuk po gjejmë një zgjidhje një përgjigje”, tha një tjetër tregtare para prefekturës.

“Nëse bashkia për dy apo tre ditë plotëson kushtet do të hapet tregu. Nëse këta e hedhin topin sa andej këndej, atëherë ne nuk do dalim të shkrihem rrugëve pa pyetur se është virus apo jo pasi nuk kemi çfarë të bëjmë, në të kundërt kryeministri të na japë një pagë lufte, nuk kemi çfarë të bëjmë“- shprehen tragtarët pas takimit me prefektin për Report TV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *