Më shumë se 2.2 milionë persona në mbarë botën janë prekur zyrtarisht nga pandemia Covid-19 ndërsa numri i viktimave është rreth 150 mijë.
Ndërkaq numri i të shëruarve është gati katërfish sesa ai i viktimave me më shumë se 560 mijë persona që e kanë marrë veten pasi janë prekur nga virusi.
Në Ballkan, Turqia, Rumania, Serbia e Greqia janë vendet më të goditura ndërsa Mali i Zi vijon të ketë bilancin më të mirë me vetëm 5 viktima.
Shifrat
Shqipëria 539 – 26
Kosova 449 – 12
Maqedonia e Veriut 1117 – 49
Rumania 8067 – 411
Bullgaria 846 – 41
Serbia 5690 – 110
Greqia 2224 – 108
Turqia 78.546 – 1769
Kroacia 1814 – 36
Sllovenia 1304 – 66
Mali i Zi 303 – 5