Vendosni fjalën kyçe....

Dy makinat e shkrumbuara në Elbasan në pronësi të ish-gjykatësit (Video)


Dy makina janë djegur në qytetin e Elbasanit. Mësohet se njëra prej tyre i përket ish-gjykatësit, Arben Vrioni ndërsa tjetra bashkëshortes së tij. Ai është shkarkuar nga detyra pas vettingut.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit Elbasan Arena dhe mjetet kanë qenë larg njëri-tjetrit.

Policia dyshon se ngjarja ka qenë e qëllimshme pasi pranë nuk ka pasur asnjë zjarr tjetër. Policia ka mbledhur kamerat e bizneseve përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjeve.

 

Njoftimi

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *