Hungaria i ka dhuruar Shqipërisë 100 mijë maska dhe 5000 veshje mbrojtëse mjekësore Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë me dije Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme pas një takimi në aeroportin Nënë Tereza me homologun Péter Szijjártó.
“Ndonëse në kushte të jashtëzakonshme, sot zhvillova në aeroportin “Nënë Tereza” një takim shumë të frytshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó.
Szijjártó, sot, në emër të Hungarisë solli me vete 100.000 maska dhe 5000 veshje mbrojtëse mjekësore për ta mbështetur Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.
Me bashkëpunim të ngushtë e solidaritet të gjerë, kjo luftë do të ketë vetëm një epilog: fitoren tonë përfundimtare mbi COVID-19”-shkruan Cakaj.