Vendosni fjalën kyçe....

Kurti i kthen përgjigje Thaçit për emrin e ri të Kryeministrit: Tani duhet të merremi me koronavirusin


Çështja e qeverisë në Kosovës është kthyer në një shkëmbim letrash mes Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Pas letrës së Thaçit i cili i kërkonte kreut të LVV-së emrin e mandatarit të ri për kryeministër, ka ardhur përgjigjja e Kurtit i cili nuk i ka dhënë emrin e ri por ka sqaruar Presidentin se tani në kushtet e Pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi nuk mundësohen zhvillimi i zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë Kurti ka përsëritur se forca politike që ai drejton kërkon zgjedhje të reja dhe jo një qeveri tjetër të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”-thuhet në letër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *