Vendosni fjalën kyçe....

Lazio e mori nga Seria D braziliane, tashmë Barcelona e kërkon për 30 miliona euro


Sezoni i shkëlqyeshëm i Lazio deri kur u ndal gjithçka nga “Coronavirus” ka nxjerrë në pah mjaft lojtarë bardhekaltër. Ata janë ndër më të kërkuarit në futbollin europian tashmë.

Përveç Luis Alberto, Correa, Milinkovic-Savic dhe Immobile, një nga më të spikaturit e skuadrës së Simone Inzaghi është padyshim Luiz Felipe.

Mbrojtësi brazilian, në fakt, është shumë i dashur për Barcelonën, e cila kishte ndjekur De Ligt për një kohë të gjatë në këtë rol, deri verën e kaluar, kur holandezi zgjodhi Juventusin.

Luiz Felipe, sipas “Gazzetta dello Sport”, është pra në listën e blerjeve Blaugrana, aq sa klubi katalanas do të ishte gati të ofronte të paktën 30 milionë euro për ta rrëmbyer atë nga Lazio, shkruan Telesport.

Lotito, me thënë të vërtetën, nuk do të donte ta shiste mbrojtësin e tij dhe po punon për rinovimin e kontratës, që i skadon në vitin 2022, por mundësia e një fitimi superkapital mund ta bindte përfundimisht presidentin e Lazio që ta lejonte Luiz Felipe të largohej te Barcelona.

Igli Tare e kishte zbuluar atë në Serie D të Brazilit, duke paguar më pak se 1 milion euro. Tani, Lazio ka shansin të arkëtojë 30 herë më shumë.

Meritë e padiskutueshme e brazilianit, por edhe e drejtorit sportiv shqiptar, që e mori nga anonimati dhe i dha mundësinë të shkëlqejë në kryeqytetin italian, në Serie A.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *