Vendosni fjalën kyçe....

Nis hapja graduale e bizneseve, listat publikohen nga nesër


Kreu i qeverisë tha ditën e sotme se nga e hëna në vijim do ketë një hapje graduale të bizneseve.

Kryeministri theksoi se lista e bizneseve që do nisin punën me 20 apo 27 prill do publiohet në faqen e-albania duke nisur nga java që vjen.

“Javën e ardhshme do mund të punojnë lirisht, brenda fashës së përcaktuar 5 e mëngjesit – 5.30 pasdite apo me turne, të gjithë ata që nga nesër paradite, do të lexojnë kategoritë e lejuara në faqen e-albania. Të gjithë administratorët, për të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori, duhet të sigurohen që në bizneset përkatëse do të respektohet protokolli i sigurisë dhe duhet t’u lexojnë pronarëve apo punonjësve të tyre, rregullat e përcaktuara si edhe pasojat penale për shkelësit e tyre. Javën ardhshme, duhet të përgatiten për t’u hapur në javën në vazhdim, pra duke filluar nga e hëna, 27 prill, të gjitha ato kategori të tjera që do të publikohen si blloku i dytë i hapjes, në faqen e-albania.” – tha Rama.

Kryeministri shtoi që qeveria ka humbur 500 milionë euro nga përballja me Covid-19 duke theksuar se qeveria do i gjendet pranë çdo familjeje në nevojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *