Vendosni fjalën kyçe....

“Njëherë i dalin 600 mijë e njëherë 200 mijë. Qeveria ka ndihmuar vetëm 4 mijë familje” – Vokshi publikon videon


Albana Vokshi ka deklaruar se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje.

Sipas saj, faktet tregojnë se në listat e publikuara në Facebook nga Rama njëherë tregojnë 600 mijë persona e njëherë 200 mijë, sipas nevojës për propagandë

Vokshi thekson se sipas dokumenteve zyrtare qeveria ka shpërndarë ndihma për vetëm 4 mijë familje në mbarë vendin.

“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shpërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.” – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *