Vendosni fjalën kyçe....

Princesha Beatrice anulon përsëri dasmën me italianin, këtë radhë për shkak të koronavirusit


Dasma e princeshës Beatrice është anuluar përsëri, e këtë radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me herët Pallati Buckingham ka konfirmuar se pritja e planifikuar në kopshtet e pallatit nuk do të zhvillohej. Por tani duket se jo vetëm pritja, por e gjithë dasma është anuluar.

31-vjeçarja do të martohej më 29 maj me biznesmenin italian, Edoardo Mapelli Mozzi, dhe ceremonia do zhvillohej në Pallatin e Shën James në Londër.

Por për shkak të shqetësimeve të koronavirusit, “ftesat në të vërtetë nuk u dërguan kurrë”, tha një burim për revistën PEOPLE.

Një zëdhënës i çiftit tha: “Nuk ka plan që të ndërrohet vendodhja apo për një dasmë më të madhe. Ata as nuk po mendojnë fare për martesën e tyre në këtë kohë. Do të vijë një kohë për ta vendosur, por kjo kohë nuk ka ardhur akoma.”

Princesha Beatrice duket se është pa fat kur bëhet fjalë për dasmën, pasi kjo është e disata herë që detyrohet ta shtyjë. Madje dy herë u shty për shkak të skandaleve që qarkulluan për babanë e saj, princin Andreë dhe marrëdhënien e tij me dënuar Jeffrey Epstein.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *