Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e me 50% e numrit të viktimave në Kinë nga koronavirusi, Macron vë në pikëpyetje të dhënat


Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me raportimet e fundit  nga Kina, e cila vetëm sot ka rritur me 50% numrin e viktimave si pasoje e koronavirusit.

BBC shkruan sot se Macron nuk ka fshehur dyshimet për situatën reale në atë vend, duke mos e lënë pa thënë se është skeptik lidhur me menaxhimin e sëmundjes në Kinë.

I pyetur nëse përgjigjja autoritare e Kinës për të mbajtur shpërthimin nën kontroll kishte ekspozuar dobësinë e demokracive perëndimore, Macron tha se nuk kishte asnjë krahasim midis shoqërive të hapura dhe atyre ku shtypet e vërteta.

“Duke pasur parasysh këto ndryshime, zgjedhjet e bëra dhe ajo që është Kina sot, të cilën unë e respektoj, le të mos jemi aq naiv sa të themi se ka qenë shumë më mirë në trajtimin e kësaj pandemie se vendet e tjera,” ai tha për Financial Times.

“Ne nuk e dimë. Ka qartësisht gjera qe kane ndodhur qe ne nuk i dime”- tha ai.

Komentet e tij erdhën kur Kina rishikoi numrin e saj të vdekjes nga qyteti Wuhan, ku filloi shpërthimi, duke u rritur me 50% shifren.

Kina ka raportuar ditën e sotme 1290 viktima të reja nga koronavirusin, duke e çuar numrin total të viktimave në 4632, një shifër shumë e vogël kjo krahasuar me vendet perëndimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *