Ka ndërruar jetë paraditen e sotme një person i infektuar me koronavirus në Kosovë.
Klinika Infektive bën me dije se viktima ishte nga Komuna e Ferizaj dhe se ishte shtruar në spital prej 5 ditësh, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Vdekja e këtij personi e çon në 12 numrin e viktimave në Kosovë.