Vendosni fjalën kyçe....

“A i bleu qeveria me dyfishin e trefishin e çmimit pajisjet anti-Covid” – PD ka katër pyetje për Ramën


Partia Demokratike ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë i ka blerë dyfish me çmimin e tregut pajisjet mjekësore anti-Covid.

Selia blu i ka bërë 4 pyetje qeverisë lidhur me shumat e shpenzuara për mjetet në fjalë.

Sipas PD-së, qeveria i ka blerë maskat me dyfishin e vlerës, veshjet spitalore me trefishin e vlerës, syzet mbrojtëse me dyfishin e vlerës.

“Sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën. Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore antiCOVID.

Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë.

1.A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?

2.A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?

3.A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?

4.A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje. Ata nuk duan të degjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror. Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!” – thuhet në deklaratën e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *