Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë iu gjet Orges Bilbilit gjatë arrestimit, theu telefonin para se t’i viheshin prangat


Orges Bilbili, i cili u ndalua pak ditë më parë pranë Xhamllikut në Tiranë ka thyer telefonin pak para se të ndalohej nga polici që e ndoqi.

Sipas gazetares Klodiana Lala, 30-vjeçarit i janë gjetur me vete një stemë policie, 900 euro dhe disa telefona celularë.

Ai ka thyer telefonin dhe të dhënat që kanë qenë brenda tij nuk janë rikuperuar ende. Ajo tha se Bilbili kishte marrë një apartament me qira një muaj më parë duke përdorur një emër tjetër.

I riu që ishte në kërkim prej shumë kohësh u ndalua pak ditë më parë në kryeqytet. Ai nuk iu përgjigj thirrjes së policit për t’u ndalur dhe ka provuar të largohet me vrap.

Pasi efektivi është vënë në ndjekje të tij, Bilbili i drejtoi pistoletën policit dhe më pas efektivi e plagosi në këmbë duke e ndaluar më pas. Gjatë përplasjes u plagos aksidentalisht edhe një kalimtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *