Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm shkollat, Danimarka po hap dhe sallonet e bukurisë


Danimarka këtë javë u bë shteti i parë në Europë që hapi çerdhet dhe shkollat për fëmijët nën 12-vjeç. Por siç shkruan BBC, duke nisur nga e hëna duket se do të rihapë edhe sallonet e bukurisë, parukeritë dhe studiot e tatuazheve.

Danimarka lëvizi shpejt për të trajtuar shpërthimin e pandemisë, duke imponuar kufizimin  e lëvizjeve që më 12 mars. E tani po i jep fund bllokimit.

“Askush nuk dëshiron ta mbajë Danimarkën të mbyllur asnjë ditë më shumë, sesa është absolutisht e nevojshme”- shkroi kryeministri Mette Frederiksen në Facebook. “Por ne nuk duhet të vazhdojmë përpara më shpejt se sa jemi në gjendje ta mbajmë epideminë nën kontroll.”

Çfarë do të hapet dhe çfarë jo

Parukeritë, dentistët, artistët e tatuazheve dhe instruktorët e makinave do të lejohen të rifillojnë punën. Profesione të tjera përfshijnë:

-fizioterapistë

-psikologë

-Sallone bukurie dhe masazhesh

-Pedikyristë

-Klinikat Spa

-Studiot e pirsing

Gjykatat do të rihapen më 27 prill. Kafenetë, restorantet dhe shkollat ​​për moshat 12-vjeç e më shumë nuk do hapen. Ata të cilëve u lejohet të kthehen në punë, por që ndjejnë se nuk është koha e duhur për t’u kthyer, prapëseprapë do të lejohen të kërkojnë kompensim qeveritar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *