Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Shërohen nga koronavirusi 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë lajme të mira mbi stafin mjekësor të infektuar me koronavirus.

Sipas ministres, sot janë shëruar nga koronavirusi edhe një mjek e dy infermiere në Tiranë.

“1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.

Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19.

Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.#FORCA”- shkruan ministrja.

Në raportin e përditshëm të përditësimit të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë tha se në vendin tonë numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të infektuarve.

Zv.ministrja Mira Rakacolli tha se aktualisht në vend janë të infektuar aktivë 220 persona ndërsa janë shëruar 302 persona që e kanë patur virusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *