Herët ose vonë kafshët do të kuptonin se njerëzit ishin zhdukur nga rrugët kohët e fundit dhe kjo ka ndodhur me Luanët e Parkut Kombëtar Kruger, të Afrikës së Jugut.
Luanët kanë përfituar që njerëzit nuk janë më vërdallë, duke u shtrirë në rrugën që dikur ishte e mbushur me makinat e turistëve.
Siç shkruan BBC, Parku Kruger është mbyllur që nga data 25 mars si pjesë e masave të bllokimit për parandalimin e koronavirusit.
Më poshtë janë pamjet e marra nga parku, që mbulon një sipërfaqe prej rreth 19,000 km. Fotografitë janë realizuar nga rojtari i parkut RICHARD SOËRY, i cili kishte dalë të patrullonte të mërkurën.