Vendosni fjalën kyçe....

“Para për të gjithë” – Qeveria e Japonisë ofron 930 dollarë për person lidhur me Covid-19


Japonia do të ofrojë një pagesë prej 100,000 jenësh (930 dollarë) për çdo banor, tha kryeministri Shinzo Abe të premten.

“Ne po lëvizim shpejt për të shpërndarë para për të gjithë njerëzit,” tha Abe në një konferencë për shtyp, duke shpjeguar vendimin e tij për të zgjeruar gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin.

Qeveria japoneze kishte shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në shtatë rajone të vendit por e zgjeroi këtë të enjte duke përfshirë të gjithë vendin.

Kryeministri tha se ky vendim u mor në një përpjekje për të kufizuar udhëtimin e brendshëm gjatë festave të Javës së Artë në fund të prillit dhe fillimit të majit.

Autoritetet do të rivlerësojnë situatën në 6 maj në fund të festës publike, tha Abe, duke shtuar: “Nëse të gjithë mund të përmbahemi nga dalja jashtë, ne mund të zvogëlojmë në mënyrë drastike numrin e pacientëve në dy javë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *