Vendosni fjalën kyçe....

Peruja fsheh itinerarin e importit të pajisjeve anti-Covid nga frika e konfiskimit


Peruja po tregohet ‘e kujdesshme’ për të mos zbuluar rrugën e fluturimit të një aeroplani të ngarkuar me kuti testimi Covid-19, ka thënë një zyrtar shëndetësor, me akuzat se SHBA-ja konfiskon furnizimet e destinuara për kombet e tjera.

Pilar Mazzetti, e cila udhëheq qendrën operative të Perusë për pandeminë Covid-19, i tha Reuters se një aeroplan që mbante maska ​​dhe 300,000 komplete testimi do të arrijë në vend nga Kina të hënën ose të martën javën e ardhshme.

Sidoqoftë, rruga e avionëve po mbahet ‘sekret’ nga frika se dërgesa jetike mund të ‘konfiskohet’ në mes të rrugës dhe të kthehej në një vend të tretë, tha ajo.

“Në mënyrë logjike, rruga e fluturimit të aeroplanit duhet të përjashtojë ndalesa në çdo vend që konfiskon ngarkesën e tij,” shpjegoi Mazzetti, duke shtuar se kombi i Amerikës së Jugut pret katër dërgesa të tilla.

Më herët Franca e Gjermania kanë akuzuar SHBA-në për konfiskimin e pajisjeve anti-Covid. Në mënyrë të ngjashme Italia akuzoi Gjermaninë për sekuestrimin e pajijsjeve të porositura prej saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *