Vendosni fjalën kyçe....

Princesha e Suedisë heq kurorën dhe u bashkohet mjekëve për të luftuar koronavirusin (FOTO)


Princesha Sofia e Suedisë është e vendosur të japë dhe ajo ndihmën e saj për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Siç shkruan revista Vogue, princesha ka hequr kurorën dhe ka vendosur të punojë si asistente mjekësore në spitalin e Stokholmit. Ajo publikoi një fotografi të uniformës, me etiketën që mban emrin e saj të shtypur në shkronja kapitale.

“Tani jam vendosur në një nga departamentet e kujdesit të spitalit, ku së bashku me kolegë të tjerë të trajnuar rishtas, mbështes dhe lehtësoj punën e stafit të kujdesit shëndetësor me detyra të ndryshme”- shkroi ajo në Instagram.

 “Të kesh mundësinë për të ndihmuar në këtë kohë të vështirë është jashtëzakonisht e dobishme.” – thotë princesha.

Gruaja e princit Carl Philip, ndoqi një program formimi dhe më pas mori pjesë si vullnetare në spital. Përgjegjësitë e saj përfshijnë pastrimin dhe ndihmën në kujdesin ndaj pacientëve.

Princeshë Sofia në fakt është kryetare nderi i spitalit të Stokholmit. Por tani, në vend që të presë shiritat, është një punonjëse.

Deri më tani, Suedia ka më shumë se 13,000 raste të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa kanë humbur jetën rreth 1400 persona. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *