Kryeministri Rama ka prezantuar një material video lidhur me mënyrën e marrjes së lejes për lëvizje me makina e motoçikleta për ata që duan të shkojnë në punë nga e hëna.
Kreu i qeverisë i fton qytetarët që të aplikojnë në e-albania që sipas tij i jep fund pritjes së konfirmimit me anë të e-mailit.
Rama shkruan gjithashtu se në portal do gjejnë edhe pasojat ligjore për shkelësit e kufizimeve.
“LEJE-DALJA ME AUTOMJET PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND E-MAILEVE DHE PRITJEVE TË DERITASHME PËR PËRGJIGJE
https://e-albania.al/
JU LUTEM ATYRE QË DUAN AUTORIZIM PËR TË SHKUAR NË PUNË JAVËN TJETËR TË NDJEKIN ME VËMENDJE VIDEO-UDHËZIMIN DHE TË TESTOJNË SISTEMIN E RI QË PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND PRITJEVE PËR APROVIMIN E AUTORIZIMIT????
LEXONI ME VËMENDJE NË HYRJE TË PORTALIT E-ALBANIA LAJMËRIMIN QË JU SHFAQET, KU DO TË GJENI QOFTË KATEGORITË E LEJUARA KËTË JAVË PËR PUNË, QOFTË PROTOKOLLIN SANITAR TË SIGURISË????
E PËRSËRIS, SISTEMI PO TESTOHET QË DERI NESËR TË JETË PLOTËSISHT FUNKSIONAL, PRANDAJ MOS U MËRZISNI NËSE DO TË HASNI NDONJË VONESË NË APROVIM, SEPSE PJESËMARRJA JUAJ NË TESTIM NDIHMON NË KOLAUDIMIN E SISTEMIT????
LEXONI PO ASHTU ME VËMENDJE PASOJAT LIGJORE E PENALE PËR SHKELËSIT E KUFIZIMEVE TË POSAÇME ANTI-COVID TË QARKULLIMIT NË KËMBË APO ME AUTOMJET.”